Trajtime ortodontike profesionale

Trajtime ortodontike profesionale
15K+ Pacientë të Kënaqur
4.8/5 Vlerësime

Ortodonci – Queen Dental

Ortodoncia ndihmon në korrigjimin e dhëmbëve të shtrembër, hapësirave midis dhëmbëve dhe problemeve me kafshimin përmes trajtimeve moderne që përmirësojnë pamjen dhe funksionin e dhëmbëve. Trajtime si aparatet ortodontike dhe Invisalign ndihmojnë në krijimin e dhëmbëve më të rregullt, kafshim më të saktë dhe një buzëqeshje më estetike.

Në Queen Dental, trajtimet ortodontike planifikohen me kujdes për rezultate sa më natyrale dhe një buzëqeshje më të rregullt.

Trajtime ortodontike profesionale

Çfarë Është Ortodoncia?

Dhëmbët e parregullt nuk ndikojnë vetëm në pamjen e buzëqeshjes. Ata mund ta bëjnë pastrimin më të vështirë, të krijojnë presion të panevojshëm në nofull dhe të ndikojnë në të folur ose ngrënie. Ortodoncia ndihmon në përmirësimin e funksionit dhe estetikës së dhëmbëve njëkohësisht.

Historitë e Pacientëve

Pacientë Që Zgjodhën Queen Dental

Pacientë që mendonin se nuk kishte më zgjidhje — derisa erdhën te Queen Dental.
Pacientë realë. Raste reale. Dëgjoni historitë e tyre.

Shiko historinë e Danutas
Implante Dentare
Shiko historinë e Erandos
Implante Dentare
Shiko historinë e Umbertos
Implante Dentare
Shiko historinë e Francescos
Implante Dentare
Shiko historinë e Katias
Implante Dentare
Shiko historinë e Francos
Implante Dentare
Shiko historinë e Danutas
Implante Dentare
Shiko historinë e Erandos
Implante Dentare
Shiko historinë e Katias
Implante Dentare
Çfarë Mund Të Prisni Nga Trajtimi

Trajtimet Ortodontike Në Queen Dental

Invisalign drejton dhëmbët përmes maskerinave transparente të personalizuara që vendosen mbi dhëmbë dhe i lëvizin gradualisht në pozicionin e duhur. Çdo set maskerinasht përdoret për një periudhë të caktuar para kalimit te seti tjetër, duke lëvizur dhëmbët hap pas hapi drejt rezultatit përfundimtar.

Për shkak se maskerinat janë transparente, ato janë pothuajse të padukshme gjatë përdorimit, duke e bërë Invisalign një zgjedhje shumë të kërkuar për pacientët që duan trajtim ortodontik më diskret. Ato hiqen lehtësisht gjatë ngrënies dhe pastrimit të dhëmbëve, gjë që e bën higjienën orale më të thjeshtë gjatë trajtimit.

Aparate Ortodontike 

Aparatet ortodontike tradicionale përdorin braketa të vendosura mbi dhëmbë dhe një tel ortodontik që ushtron presion të vazhdueshëm për të lëvizur gradualisht dhëmbët. Teli rregullohet periodikisht gjatë trajtimit për të vazhduar lëvizjen sipas planit ortodontik.

Përfitimet E Trajtimeve Ortodontike

Dhëmbë Më Të Rregullt Dhe Shëndet Oral Më I Mirë

Dhëmbët e rregullt pastrohen më lehtë dhe ndihmojnë në ruajtjen e higjienës orale. Dhëmbët e shtrembër ose të mbivendosur krijojnë zona ku grumbullohen më lehtë bakteret dhe mbetjet ushqimore, duke rritur rrezikun për karies dhe probleme me mishrat e dhëmbëve. Trajtimi ortodontik ndihmon në krijimin e një renditjeje më të rregullt të dhëmbëve dhe një goje më të shëndetshme.

Buzëqeshje Më Estetike Dhe Më Shumë Vetëbesim

Përveç përmirësimit të funksionit të dhëmbëve, trajtimi ortodontik ndikon drejtpërdrejt edhe në pamjen e buzëqeshjes. Dhëmbët më të drejtë dhe një kafshim më i shëndetshëm krijojnë një buzëqeshje më harmonike dhe më estetike.

Përmirësim I Kafshimit

Kafshimi i parregullt mund të shkaktojë konsumim jo të njëtrajtshëm të dhëmbëve, parehati në nofull dhe vështirësi gjatë ngrënies. Trajtimi ortodontik ndihmon në korrigjimin e këtyre problemeve dhe përmirëson mënyrën si funksionojnë dhëmbët së bashku.

Rezultate Afatgjata

Kërkoni Ofertën Tuaj falas

Kërkoni Formularin për Ofertën Tuaj Falas
Për Informacione:
Na Kontaktoni Në WhatsApp
Çmimet Mesatare Të Trajtimeve Dentare

Çmimet

Çmimet tona janë transparente duke reflektuar cilësinë e trajtimeve dhe materialeve që përdorim. Çdo rast është unik, prandaj kostoja përfundimtare mund të ndryshojë në varësi të nevojave tuaja specifike dhe planit të trajtimit.

Heqja e dhëmballës së pjekurisë
€ 50
Heqja e dhëmballës së pjekurisë me kirurgji
€ 100
Implant dentar prej titani
€ 400
Abutmenti
€ 70
Kurorë metalo-qeramike
€ 130
Kurorë dentare prej zirkoni
€ 200
Transplant i kockës me ngritje të sinusit maksilar
€ 800
Faseta dentare E-max
€ 350
Zbardhim profesional i dhëmbëve – Një seancë
€ 150
Implant dentar tipi 2
€ 500
Implant premium Straumann®
€ 900
Implante dentare All-on-4
€ 3200
Pacientë Ndërkombëtarë

Po Udhëtoni nga Jashtë? Ne Kujdesemi për Gjithçka.

Pacientë nga Anglia, Italia, Gjermania, Franca dhe shumë vende të tjera zgjedhin Queen Dental për trajtimet e tyre dentare. Ne ofrojmë paketa premium që përfshijnë trajtimin, akomodimin dhe transportin nga aeroporti, me kosto të qarta dhe pa surpriza.

All-on-6

Fillo nga
$3500
Kjo paketë përfshin:
Konsultë të plotë për implantet dentare
Skaner CBCT dhe diagnostikim digjital
Vendosjen e 6 implanteve dentare për hark
Protezë fikse me 12-14 kurora
Ndihmë me transportin nga aeroporti
Kujdes edhe pas trajtimit
Konsultë Falas

All-on-4

Fillo nga
$3500
Kjo paketë përfshin:
Konsultë të plotë për implantet dentare
Skaner CBCT dhe diagnostikim digjital
Vendosjen e 4 implanteve dentare për hark
Protezë fikse me 12 kurora
Ndihmë me transportin nga aeroporti
Kujdes edhe pas trajtimit
Konsultë Falas

All-on-8

Fillo nga
$3500
Kjo paketë përfshin:
Konsultë të plotë për implantet dentare
Skaner CBCT dhe diagnostikim digjital
Vendosjen e 8 implanteve dentare për hark
Protezë fikse me 14 kurora
Ndihmë me transportin nga aeroporti
Kujdes edhe pas trajtimit
Konsultë Falas
Vlerësime nga Pacientët Tanë

Ja Çfarë Kanë Për Të Thënë Pacientët Tanë

Pacientë nga vende të ndryshme zgjedhin Queen Dental për trajtime cilësore, kujdes profesional dhe një eksperiencë të organizuar në çdo hap të trajtimit.

4.9
Vlerësimi në Google
E shkëlqyer
vlerësime në
Trustpilot
KONSULTË FALAS

Buzëqeshja Juaj e Re Fillon Këtu

Dërgoni radiografinë ose skanerin tuaj dentar për një vlerësim profesional nga specialistët e Queen Dental. Pas analizimit të rastit, do t’ju rekomandojmë trajtimin më të përshtatshëm dhe do të merrni një preventiv të detajuar pa pagesë.

Konsultë Falas

Si Funksionon Trajtimi Ortodontik — Hap Pas Hapi

Planifikimi I Trajtimit: Pas vlerësimit, përgatitet plani ortodontik sipas nevojave të pacientit. Për Invisalign përdoret simulim digjital i lëvizjes së dhëmbëve, ndërsa për aparatet ortodontike planifikohet vendosja e braketave dhe lëvizja graduale e dhëmbëve.

Fillimi I Trajtimit: Për Invisalign, pacienti pajiset me setin e parë të maskerinave transparente dhe udhëzohet si t’i përdorë. Për aparatet ortodontike, braketa vendosen mbi dhëmbë dhe fiksohet teli i parë ortodontik.

Kontrollet Gjatë Trajtimit Gjatë trajtimit planifikohen kontrolle të rregullta për të monitoruar lëvizjen e dhëmbëve. Për Invisalign jepen setet e reja të maskerinave, ndërsa për aparatet ortodontike bëhen rregullimet e nevojshme të telit.

Përfundimi I Trajtimit: Kur dhëmbët arrijnë pozicionin e planifikuar, faza aktive e trajtimit përfundon. Për pacientët me aparat ortodontik hiqen braketa dhe teli, ndërsa pacientët me Invisalign përfundojnë setin final të maskerinave.

Kostoja E Trajtimit Ortodontik

Kostoja e trajtimeve ortodontike mund të jetë shumë më e ulët krahasuar me shumë vende të Europës Perëndimore, pa bërë kompromis në cilësinë e materialeve, teknologjisë apo kujdesit dentar. Për pacientët që kanë nevojë për Invisalign ose aparat ortodontik me kosto më të përballueshme, kjo është një alternativë praktike dhe cilësore.

Çfarë Ndikon Në Koston Përfundimtare?

Lloji i trajtimit ortodontik të zgjedhur, Invisalign ose aparat ortodontik tradicional.
Kompleksiteti dhe kohëzgjatja e rastit.
Numri i maskerinave të nevojshme për trajtimin Invisalign.
Nevoja për trajtime dentare paraprake para fillimit të trajtimit ortodontik.

Trajtimi Ortodontik Për Të Rritur Dhe Fëmijë — A Ka Një Moshë Të Përshtatshme?

Trajtimi Ortodontik Për Fëmijë Dhe Adoleshentë

Adoleshenca është një nga periudhat më të përshtatshme për trajtim ortodontik, sepse nofulla është ende në zhvillim dhe dhëmbët lëvizin më lehtë. Probleme si mbivendosja e dhëmbëve ose kafshimi i parregullt mund të korrigjohen më thjeshtë kur trajtohen në kohë.

Aparatet ortodontike janë shpesh një zgjedhje shumë e mirë për pacientët më të rinj, sepse janë fikse dhe veprojnë vazhdimisht. Ato nuk varen nga kujtesa e pacientit për t’i mbajtur gjatë ditës, siç ndodh me maskerinat Invisalign.

Trajtimi Ortodontik Për Të Rritur

Trajtimi ortodontik mund të realizohet me sukses edhe tek të rriturit. Shumë pacientë zgjedhin të rregullojnë dhëmbët e shtrembër, hapësirat ose problemet me kafshimin që nuk janë trajtuar më herët ose që janë përkeqësuar me kalimin e kohës.

Për pacientët e rritur, Invisalign është bërë një nga alternativat më të kërkuara ortodontike. Maskerinat transparente janë diskrete, hiqen lehtësisht dhe përshtaten më mirë me jetën e përditshme, punën dhe aktivitetet sociale.

Kërkoni Ofertën Tuaj falas

Kërkoni Formularin për Ofertën Tuaj Falas
Për Informacione:
Na Kontaktoni Në WhatsApp
Pyetjet Më Të Shpeshta Që Na Bëhen

Pyetjet Më Të Shpeshta

Sa Kohë Zgjat Trajtimi Ortodontik? 

Kohëzgjatja e trajtimit ortodontik varet nga kompleksiteti i rastit dhe lloji i trajtimit të zgjedhur. Rastet më të lehta mund të përfundojnë brenda disa muajsh, ndërsa korrigjimet më komplekse mund të kërkojnë më shumë kohë. Pas kontrollit fillestar, dentisti përcakton një plan trajtimi dhe jep një kohë më të saktë bazuar në gjendjen e dhëmbëve dhe kafshimit të pacientit.

A Është I Dhimbshëm Trajtimi Ortodontik? 

Trajtimi ortodontik zakonisht nuk shkakton dhimbje të forta, por një ndjesi presioni ose parehati e lehtë është normale gjatë ditëve të para pas vendosjes së aparatit ortodontik ose kalimit në një set të ri maskerinasht Invisalign. Kjo ndodh sepse dhëmbët fillojnë të lëvizin gradualisht dhe zakonisht kalon brenda pak ditësh.

Në Çfarë Moshe Mund Të Fillojë Trajtimi Ortodontik? 

Trajtimi ortodontik mund të realizohet si tek fëmijët dhe adoleshentët, ashtu edhe tek të rriturit. Koha më e përshtatshme për fillimin e trajtimit varet nga pozicioni i dhëmbëve, kafshimi dhe nevojat e pacientit. Disa probleme ortodontike rekomandohet të trajtohen në moshë më të hershme, ndërsa shumë raste korrigjohen me sukses edhe tek të rriturit.

A Mund Të Ha Normalisht Gjatë Trajtimit Ortodontik? 

Pacientët që përdorin Invisalign mund t’i heqin maskerinat gjatë ngrënies dhe pirjes, prandaj zakonisht nuk kanë kufizime me ushqimet. Për pacientët me aparat ortodontik tradicional, rekomandohet shmangia e ushqimeve shumë të forta, ngjitëse ose krokante, pasi mund të dëmtojnë braketat ose telin ortodontik.

A Do Të Kem Nevojë Për Retainer Pas Trajtimit? 

Po, retainer-i është një pjesë shumë e rëndësishme pas përfundimit të trajtimit ortodontik. Pasi dhëmbët vendosen në pozicionin e duhur, retainer-i ndihmon në ruajtjen e rezultatit dhe parandalon lëvizjen graduale të dhëmbëve. Dentisti përcakton llojin e retainer-it dhe kohën e përdorimit bazuar në rastin dhe trajtimin e pacientit.

Rezervoni konsultën tuaj falas

Konsultë falas me specialistët tanë dhe preventiv online.

Pse të zgjidhni Queen Dental?
E besuar nga pacientë ndërkombëtarë
Udhëtimi, hoteli dhe trajtimi të përfshira
Diagnostikim 3D dhe specialistë me eksperiencë
Plan trajtimi i personalizuar
Na telefononi
355 69 60 200 66
Dërgoni email
info@queendental.al
KONSULTË FALAS

Buzëqeshja Juaj e Re Po Ju Pret – Rezervoni Tani!

Kërkoni Ofertën Tuaj falas

Kërkoni Formularin për Ofertën Tuaj Falas